Ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është aprovuar kërkesa nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij të sëmurë, dhe sipas burimeve të RTKlive, ai ka arritur në Prishtinë dhe në vizitë te babai i tij, në QKUK.
Aprovimi i kërkesës së tij u bë pas tri refuzimeve të mëhershme të speciales, të cilët kishin vlerësuar se gjenda shëndetësore e babit të tij nuk ishte e rëndë.