Poroshenko foli në këtë intervistë nga kryeqyteti i vendit me një batalion të armatosur pas tij.
Në momentin kur gazetari i CNN e pyeti se sa mund t’i rezistonte Rusisë, Poroshenko u përgjigj: “Përgjithmonë”.
“Putini nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën, pavarësisht sa ushtarë ka, sa raketa ka, e sa armë bërthamore”, tha ai.
“Ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane”.