Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët në RKS

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë, të afatit tremuajsh, 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët e lëshuara nga struktura ilegale në patentë shoferi të Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se sot ka filluar me sukses zbatimi i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili do zgjasë tre muaj dhe brenda këtij afati qytetarët tanë të cilët posedojnë patentë shoferi të strukturave ilegale serbe do të kenë mundësi t’i konvertojnë ata në patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

“Vetëm sot, 29 qytetarë janë përgjigjur pozitivisht thirrjes në 9 komuna të Republikës së Kosovës. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët tanë që pas pajisjes me patentë shoferi të Republikës sonë, të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Më tek ministri Sveçla ka thënë se “ky vendim vjen pas kërkesave të qytetarëve tanë nga radhët e komunitetit serb si dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe adresimit të kërkesave të qytetarëve”.

“I falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe bëj thirrje që të shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ofruar”, ka shkruar Sveçla.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika