Ish-trajneri i Polonisë, Jerzy Brzeczek, thuhet se është kandidati kryesor për të marrë postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës.
Pas një periudhe në kombëtaren e Polonisë, Brzeczek, rriti ndjeshëm kërkesat e tij financiare dhe nuk kishte klub që do të përmbushte pritshmëritë e trajnerit nga Truskololas.
Sipas SportoweFakty WP, Brzeczek është kandidati kryesor për të marrë përsipër postin e trajnerit te Kosova.
Ish-trajneri i Polonisë ka biseduar tashmë me FFK-në dhe ka prezantuar konceptin dhe metodologjinë e tij të punës. Tani është në pritje të vendimit përfundimtar të autoriteteve të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kosova për momentin nuk ka trajner të përhershëm.
Primoz Gliha është trajner i përkohshëm, por nuk janë të kënaqur me punën e tij. Më parë trajner ishte Bernard Challandes.