Marian Robinson, nëna e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Michelle Obama, vdiq në moshën 86-vjeçare, njoftuan familjet Robinson dhe Obama.
“Nëna ime, Marian Robinson, ishte shkëmbi im, gjithmonë aty për çdo gjë që më duhej”, shkroi Michelle Obama në X.
“Rashë 5 kile”, Argjira flet për herë të parë për “krisjen” me Gracianon: Jetoja te shtëpia e tij, por…
“Ajo ishte një mbështetje për të gjithë familjen tonë dhe ne jemi të hidhëruar që ndajmë lajmin për humbjen e saj sot”, shkruan ndër të tjera Michelle Obama.
Robinson, e cilësuar shpesh si “gjyshja e parë”, u transferua me Barack dhe Michelle Obama dhe dy vajzat e tyre Sasha dhe Malia në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, pasi Barack Obama u zgjodh president. Ajo qëndroi atje gjatë presidencës së tij tetëvjeçare dhe ndihmoi në kujdesin për mbesat e saj.
Marian Robinson lindi në vitin 1937 në anën jugore të Çikagos dhe kishte gjashtë vëllezër e motra të tjerë. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte adoleshente. Sipas deklaratave të familjes së saj, ajo ka studiuar për mësuese përpara se të punonte si sekretare. Ajo u martua me Fraser Robinson me të cilin bënë dy fëmijë, Michelle dhe Craigl.o.news,