Ish-kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, përkatësisht ish-kreu i kësaj komune, Qemajl Mustafa, ka folur në terma suprlativ për drejtuesit aktual të Republikës së Kosovës, gjegjësisht presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, dhe krykuvendarin Glauk Konjufca, transmeton Kosova Post.
Në profilin e tij në “Facebook”, ish-
kreu i Gjilanit ai ka shkruar se është fat historik që sot Kosova në krye ka Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcen dhe Albin Kurtin, raporton Nacionale.
“Është fat i madh (unë do të thoja, fat historik) kur në krye të shtetit populli i ka bijtë e bijat e tij me plotë dije për të sotmen e për të ardhnen tonë, me plotë integritet të lartë moral e kombëtar. Asnjëra pa tjetrën nuk shkojnë. Nga përvoja ime e deritanishme jetësore, politike e menagjeriale dhe nga këndvështrimi im për rrugën që na pret, vërtetë kemi pasë fat që në krye të shtetit i kemi tre njerëz që në radhë të parë janë atdhetar, janë me plotë dije e me integritet të lartë dhe komunikojnë dhe kordinohen shkëlqyeshëm mes veti. Kjo po i ndodhë Kosovës për herë të parë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, me krerët aktual po krenohet gjithë populli i Kosovës.