Avioni me të cilin ishte duke udhëtuar presidenti i Polonisë Andrzej Duda, i cili ishte nisur të takonte homologun e tij amerikan Joe Biden, është kthyer pas dhe ka bërë ulje emergjente.
Ulja emergjente është bërë në Varshavë, sipas raportimit të agjencisë shtetërore polake të lajmeve PAP. Sipas Reuters që citon shefin e tij të shtabit, nuk kishte ndonjë rrezik për kreun e shtetit.
Avioni i presidentit duhej të kthehej në aeroportin e Varshavës menjëherë pas ngritjes për shkak të një problemi teknik.
Duda duhej të ishte në aeroportin Rzeszow në juglindje të Polonisë për të takuar Biden në mënyrë që ta informonte për situatën në kufirin me Ukrainën. Biden ka arritur në destinacion, por nuk dihet nëse Duda do të jetë në gjendje të shkojë dhe të takojë homologun amerikan përpara se ai të largohet. abcnews