Ismaili: BQK ka punuar me përkushtim për të forcuar stabilitetin financiar

Në konferencën e mbajtur me rastin e përmbylljes së këtij vlerësimi, Shefi i Misionit të FMN-së tha se, BQK-ja ka bërë përparim mbresëlënës në avancimin e reformave në sektorin financiar, duke shtuar se janë zbatuar reforma të rëndësishme institucionale të brendshme për të rritur efektivitetin, efikasitetin dhe transparencën. Gjithashtu, u konfirmua se sektori bankar mbetet likuid, mirë i kapitalizuar, fitimprurës dhe me nivele të ulëta të kredive jo-performuese.

Gjithashtu ai theksoi se BQK-ja është duke zhvilluar dhe funksionalizuar një kornizë të politikës makroprudenciale dhe po forcon kornizën për menaxhimin e krizave. Aktualisht, BQK me kërkesën e saj po i nënshtrohet një vlerësimi të Kodit të Transparencës së Bankës Qendrore (CBT) të udhëhequr nga FMN-ja dhe një Auditimi të Qeverisjes nga një bankë qendrore partnere, duke theksuar përkushtimin e BQK ndaj praktikave më të mira.

Amaglobeli potencoi se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe zhvillimit të sistemit rajonal të pagesave të shpejta (TIPS Clone). Sipas FMN-së, këto iniciativa po ndihmojnë në krijimin e infrastrukturës së pagesave të shpejta, të cilat janë më të sigurta dhe me kosto të përballueshme, duke sjellë përfitime për bizneset dhe qytetarët, njëkohësisht duke e forcuar integrimin rajonal.

Misioni i FMN-së konstatoi se këto reforma kanë mbështetur zgjerimin e shpejtë dhe të shëndetshëm të sektorit financiar. Gjithpërfshirja financiare po ashtu është përmirësuar, me rritjen e numrit të llogarive bankare, atyre të parasë elektronike dhe transaksioneve përmes Sistemit të Pagesave Ndërbankare të Kosovës (KIPS).

Tutje, FMN ka vlerësuar se Platforma e sapo lansuar për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare pritet të ndihmojë në avancimin e edukimit financiar dhe rritjes së transparencës.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili në konferencën për medie tha se, BQK-ja ka punuar me përkushtim për të forcuar strukturat e qeverisjes institucionale, për të rritur stabilitetin financiar dhe për të përshtatur kornizën rregullative me standardet ndërkombëtare, veçanërisht ato të Bashkimit Evropian. Vlerësimi pozitiv i FMN-së thekson qasjen proaktive të BQK-së ndaj këtyre përpjekjeve dhe ne jemi krenarë për progresin e rëndësishëm që është arritur.

Guvernatori Ismaili ka shtuar se me përmbylljen e rishikimit të programeve të mbështetura nga FMN-ja, të gjitha objektivat strukturore dhe treguesit indikativë të aplikueshëm për BQK-në janë zbatuar me sukses, duke treguar angazhimin tonë të fortë për politikat dhe përvetësimin e programit. Andaj, rezultatet e programit dëshmojnë për një program të suksesshëm, ndërsa mbetet i hapur për të shqyrtuar mundësitë për programe të reja me FMN.

Në fund, Guvernatori Ismaili ka falënderuar ekipin e FMN-së për bashkëpunimin konstruktiv dhe mbështetjen e dhënë përmes asistencave teknike në funksion të avancimit të reformave të ndërmarra.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika