Pas Hoxhallarit, Shqipëria rrezikon të humbasë edhe një tjetër lojtar për kualifikueset e Botërorit 2022 me Hungarinë dhe Poloninë.
Bekim Balaj ka probleme muskulore dhe nuk u stërvit me skuadrën. Sulmuesi iu nënshtrua vizitave mjekësore, rezultati i të cilave do të përcaktojë nëse shkodrani do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja.
Në anën tjetër, kuqezinjtë kanë marrë lajme pozitive nga mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili është stërvitur rregullisht me grupin. Shqipëria luan në Budapest, të shtunën e 9 tetorit, ndërsa në datën 12 pret Poloninë në Tiranë.