Isufi: Ushtria e Kosovës do të jetë partner i NATO-s në mision për paqe në botë (Video)

Isufi: Ushtria e Kosovës do të jetë partner i NATO-s në mision për paqe në botë (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se Kosova do ta votoj Ushtrinë e saj me 14 dhjetor. Sipas tij formimi i Ushtrisë nuk rrezikon marrëdhëniet me NATO-në, por përkundrazi siç tha ai do jetë partner i saj duke ndihmuar me mision kudo që kërkohet paqja në botë, shkruan Kosova Post.

Isufi që është nënkryetar i AAK-së, në një bised për Kosova Post, tha se Kosova për ushtrinë ka bazë ligjore për të ndërruar mandatin e FSK-së në ushtri.

“Ne e kemi bazën ligjore të ofruar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për Forcat e Sigurisë së Kosovës që do të ndërrojnë mandatin e tyre dhe normalisht duke llogaritur kompetencat e parlamentit tani meqë ka kaluar leximin e parë, do ta votojmë edhe në leximin e dytë sepse po kryejm obligimet e brendëshme ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës” ka thënë Isufi për Kosova Post.

Ai mes tjerash ka demantuar zërat për acarim të raportëve me NATO-në pas paralajmërimeve se Ushtria e Kosovës po vije me 14 dhjetor. Isufi ka bindjen se Ushtria e Kosovës do të jetë një partner i mirë për NATO-në me mision paqe kudo në botë.

“Ne konsiderojmë që kemi marrëdhënie të mira me NATO-n, dhe do të kemi edhe në të ardhmën .Kjo nuk do të thotë që do t’i prish marrëdhëniet përkundrazi do t’i forcojmë marrëdhëniet sepse kjo Ushtri e Kosovës do të shërbej edhe për NATO-n dhe për stabilitetin për vend e edhe jashtë vendit pra kudo që lypet nevoja. Do të jetë partner i NATO-S dhe do të jetë në mision kudo ku kërkohet paqja në botë ‘ vlerësoj Isufi