Inspektorati i Tregut ka mbyllur dy depo të operatorëve ekonomikë, transmeton KosovaPost.
Kjo është bërë e ditur nga Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi për media.
Sipas MINT-së depot e operatorëve ekonomik që janë mbyllur sot janë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
“Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”, thuhet në njoftim.