Seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme pritet të mbahet nga ora 21:00.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur burime të medias, derisa është njoftuar edhe se janë shtuar pakënaqësitë nga subjekti opozitar LDK për votimin e presidentit.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është parë si kërcënim një propozim për ndryshim të këtij ligj. Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ka qenë në kuadër të premtimeve të këtij subjekti politik.
“Ne jemi në pritje të konstruktivitetit të subjekteve politike, në ndërkohë ne e kemi bërë një zotim se do ta ndryshojmë ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ku jemi zotu që mërgatës të votohet shumë më lehtë në të ardhmen. Presim subjektet e tjera ta kryejnë obligimin kushtetues. Ata kanë dhënë një zotim para se me ndodh kjo, unë mendoj që të gjitha subjektet e tjera politike duhet ta kenë prioritet ndryshimin e këtij zgjedhje, sepse vërtetë kemi obligim ndaj bashkatdhetarëve tanë. Nuk do të ishte mirë të shihej si kërcënim, kjo është në kuadër të zotimeve tonë”, deklaroi Kollçaku.