Ende pa filluar e gjithë vëmendja është tek Kampionati Botëror “Katar 2022”. Ky kompeticion nis me 20 nëntor me ballafaqimin e parë ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit.
E për ta fituar trofeun e çmuar punën më të madhe e kanë trajnerët e kombëtarëve.
E presionin më të madh e ka menaxheri i Gjermanisë, Hansli Flick, pasi është trajneri më i paguar me 6.5 milionë euro.
Kombëtarja e dytë që paguan më së shumti për trajner është Anglia. Plot 5.8 milionë euro paguhet Gareth Southgate.
Dy milionë euro më pak merr Didie Deschamps nga kampionia aktuale e Botës, Franca.
Krahas treshes së lartëpermendur rënditet Tite i cili paguhet 3.6 milionë euro nga Brazili.
Pesëshen e trajnerëve më të paguar nga kombëtaret pjesëmarrësë në Kupen e Botës e mbyll Louis Van Gaal i Holandës me 2.9 milionë euro.