Ja pse Serbia i kundërvihet transformimit të FSK

Ja pse Serbia i kundërvihet transformimit të FSK

Shkruan: Myzejene Selmani

Transformimi i FSK në Forcat e Armatosura që pritet të bëhet të premten vazhdon të marrë mbështetje nga faktorë të jashtëm pavarësisht zërave kritik që vijnë nga ndonjë vend perëndimor e me theks fqiun verior Serbinë.

Këta të fundit duket se kanë dështuar në tentatitvën që në sytë e vendeve perëndimore ta sheshin gënjeshtrën se qëllimi kryesor i forcave të armatosura është marrja dhe pastrimi etnik i veriut të Kosovës. Është jashtë çdo logjike që një vend të formojë forcat e armatosura për të pushtuar një pjesë të vendit të vet.

Nuk e di si e arsyetojnë këtë në qarqet ndërkombëtare. Është e kuptueshme pse ata janë kundër një force të armatosur në Kosovë i cili vend me asnjë akt të saj nuk ka pretendime territorial ndaj asnjë vendi. Ata duan që Kosova të mos ketë ushtri për shkak të planeve për një rianeksim të sërishëm të Kosovës, ku çfarëdo grupi rezistues do ta konsideronte si jolegjitime dhe të dënueshme sic e konsideron ish UÇK-së.

Kjo është ajo e vërteta. Sa i përketë ankimeve tek vendet evropiane ajo ka kohë që ka humbur kredibilitetin e saj e të qenit një shtet ushtarakisht neutral. Beogradi zyrtar përpiqet që të nxisë vende të caktuara anëtare të NATO që të bllokojnë formimin e forcave të armatosura të Kosovës ndërkohë që përgatisin material ta akuzojnë NATO për ndërhyrjet më 1999 duke supozuar se kjo ndërhyrje ka “shkaktuar epideminë e kancerit”.

Ajo vazhdon të blejë mjete luftarake nga Rusia e cila është nën sanksione, ndërsa tash së fundi për tu shmangur kësaj ka indikacione që disa nga këto armatime mund të shkojnë përmes Bjellorusisë sikurse helikopterët MI 35 dhe sistemit raketor Pancir që mund të sjellin atë nën sanksionet perëndimore. Sa i përket kundërshtimit rusë për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës reagimi vetëkuptohet. Edhe ajo niset nga një supozim i pabazuar duke thënë se kjo mund të qojë në pasoja të mëdha jo vetëm për serbët në rajon por edhe sigurinë e tërë Ballkanit.

Moska zyrtare realisht i kundërvihet çdo tentative të vendeve të rajonit për tu anëtarësuar në NATO dhe këtë e thotë hapur. Megjithatë e ardhmja e këtyre vendeve është drejt BE dhe NATO-së si garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon.