Media greke sportive raportojnë në një formë tensionet dhe provokimet në stadium, por në asnjë mënyrë nuk fajësojnë huliganët grekë.
Gazeta “sportdog” dhe as “Gazzeta.gr”, nuk e theksuan se provokimet ishin nga vendasit.
“Fitore e madhe e Kombëtares së Greqisë ndaj Kosovës!
Skuadra mbizotëroi 2:0 me golat e Giakoumakis dhe Mandalos, bëri rezultatin katër ndeshje katër fitore në Ligën C të Kombeve dhe mbylli tani e tutje vendin e parë në grup, ngjitjen në kategorinë e dytë”, shkruan mes të tjera media greke “sportdog”.
“Sot shënuam ditën më të rëndësishme të historisë – Ditën e Çlirimit të Kosovës, e cila na sjellë në mendje pamjet emocionuese të 12 qershorit 1999 kur me lule pritëm ushtarët e NATO-s. Ishte kjo dita e parë e lirisë, për të cilën shumë breza ëndërruan, e u flijuan. Në këtë ditë, kujtojmë edhe dhimbjet e panumërta që solli lufta mes nesh. Kujtojmë ata që nuk janë më, ata që ranë për liri dhe ata që në mënyra të ndryshme e bënë luftën për ta mbrojtur atdheun”, ka shkruar Nagavci në facebook.
Nagavci tha se është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara, e vendeve të tjera mike të Kosovës, që mbështetën vendin në këtë luftë.
“Përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve, NATO-s dhe të gjithë miqve tanë, të cilët përkrahën luftën tonë!
Ta bëjmë lirinë përditë e më të bukur për fëmijët tanë, me punë e përkushtim, sepse sot ky është misioni ynë, kjo është atdhedashuria”, ka shtuar ajo.