Ja si i ‘kapi’ institucionet Isa Mustafa sa ishte LDK-ja në qeveri (Dokument)

Përmes një postimi në Facebook, sot kryetar i LDK-së, Isa Mustafa e hapi fushatën zgjedhore me fjalinë “Së bashku do ta dënojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj. #LidhjaPoVjen”.
Përderisa Mustafa flet për kapjen e shtetit, duket se kapja dhe tentim-kapja e institucioneve nga ana e LDK-së sa ishte në krye të qeverisë nuk i pengonte.

Në vazhdim paraqesim dy vendime te Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës që kishin anuluar përzgjedhjen e dy militantëve partiake të LDK-së në pozita të larta të Shërbimit Civil, raporton lajmi.net.

Në vendimin A02/446/2017, Këshilli kishte anuluar vendimin e qeverisë për emërimin e Drin Haraqisë në pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit, në kuadër të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale. Haraqia ishte këshilltar politik i ministrit te LDK-së, Arban Abrashi në mandatin e kaluar.

Në vendimin tjetër, Këshilli kishte anuluar vendimin e qeverisë për emërimin e Shpend Tërdevës në pozitën e Sekretarit të Këshillit te Sigurisë së Kosovës. Tërdeva ka shërbyer një kohë si zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të LDK-së.

 

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave