Pavarësisht deklaratave se presidenti rus nuk do të uronte Donald Trumpin për fitoren e zgjedhjeve në SHBA, Vladimir Putin ka zgjedhur të thyej heshtjen.
Presidenti Putin, uroi Trumpin për fitoren dhe e tij për fitoren, teksa theksoi se është gati të flasë me të.
Urimin Putin e bëri në klubin e diskutimit Valdai në Soçi, një ditë pas fitores së Trump, teksa raportohet të ketë thënë se ishte i impresionuar nga sjellja e tij pasi i mbijetoi një atentati në një tubim në korrik.
Ai e përshkroi Trumpin si një “burrë të guximshëm” dhe se çdo ide për lehtësimin e përfundimit të krizës në Ukrainë meriton vëmendje.
Kjo deklaratë e Putin jep shenja se ideja e Trump për të arritur një paqe të shpejtë në Ukrainë është më e mundshme se kurrë.
Trump ka kërcënuar më parë se do të shkurtojë ndihmën për Ukrainën – një burim jetik mbështetjeje nën Biden për t’u mbrojtur nga pushtimi i Rusisë. Armët dhe donacionet e SHBA-së i tejkalojnë çdo aleat tjetër.
Ky reagimi i Putin tregon një pikë kthese në qasjen e Rusisë ndaj SHBA-së, pasi që nga nisja e luftës në Ukrainë marrëdhëniet mes dy shteteve ishin në pikën më të ulët historike./Pamfleti