Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, ka deklaruar se forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës, pasi drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale.
“Sa i takon NATO-s është një moment me të vërtetë serioz. Drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë, sepse janë ende të njohur me luftërat e viteve ’90. Ndaj nevojitet një ndërhyrje shumë e shpejtë, sa më e shpejtë për të garantuar sigurinë”, tha Janiq në një intervistë për Euronews Albania.
“Tani është koha që NATO të thotë ‘njerëz ju duhet të respektoni rendin dhe ligjin e të bashkoheni me NATO-n’. Kjo nuk është diçka emocionale. Ne nuk jemi 15 minuta para mesnate, por jemi 15 minuta pas mesnate, ndaj duhet të mendohemi”, tha Janjiq.