Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi sot Japoninë me epiqendër në brigjet e Honshu, transmeton Kosova Post.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 382 kilometrash, në një distancë prej 139 kilometrash nga qyteti i Tojohashi, ose 117 kilometra nga ishulli Itsu, njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme apo të lënduar dhe nuk është dhënë alarm për cunami.