Qeveria Japoneze ka reaguar ndaj stërvitjeve, si pjesë e ushtrimeve ushtarake të korpusit ushtarak lindor dhe flotës në Oqeanin Paqësor, përgjatë ishujve Kuril, tha sekretari i përgjithshëm i qeverisë Katsunobu Kato në një konferencë shtypi, trasnmeton Kosova Post.
“Ne po monitorojmë veprimet e ushtrisë ruse në territoret veriore (siç quhen Ishujt Kuril Jugorë në Japoni). Përmes kanaleve diplomatike, ne kemi reaguar kundër forcimit të pranisë ushtarake të Rusisë në ata ishuj “, tha ai.
Ndryshe, zyra për informim e Rrethit Ushtarak Lindor njoftoi se stërvitjet ushtarake kishin filluar në ishujt Sakhalin, Iturup dhe Kunashir, si dhe në ujërat e Detit të Japonisë, me pjesëmarrjen e më shumë se 10,000 ushtarëve, 500 njësive të pajisje luftarake dhe 12 anije. Manovrat në zonën ishullore të rrethit do të mbahen në dy faza në pesë ditët e ardhshme.
Marrëdhëniet Rusi-Japoni janë lënë në hije nga mosekzistenca e një marrëveshje paqeje për vite me rradhë. Japonia pretendon pjesë të saj ishujt Kunashir, Shikotan, Iturup dhe Habomay, duke iu referuar Traktatit dypalësh për Tregtinë dhe Kufijtë nga 1855. Tokio vendosi kthimin e atyre ishujve si kusht për përfundimin e një marrëveshje paqeje me Federatën Ruse, e cila nuk u nënshkrua pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan sputnik. Pozicioni i Moskës bazohet në faktin se ishujt Kurilë u bënë pjesë e Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore dhe se sovraniteti i Rusisë mbi ta, ka një bazë të përshtatshme ligjore ndërkombëtare të padiskutueshme,/Kosova Post/