Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim kreun e Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
FSK-ja ka bërë të ditur se komandanti i FSK-së e kryetari i FFK-së diskutuan për rëndësinë e aktiviteteve sportive në kuadër të Forcës.
“Fillimisht KOMFSK i uroi mirëseardhje presidentit të FFK-së dhe në të njëjtën kohë e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe FFK-së, bazuar në memorandumin në fuqi, ku u vlerësua lartë performanca përbashkëta e treguar nga pjesëmarrësit gjatë aktivitetet sportive të realizuara. Gjithashtu, Gjeneral Jashari dhe Ademi diskutuan edhe për rëndësinë e aktiviteteve sportive në kuadër të Forcës, si një prej shtyllave kryesore të përgatitjes fizike dhe morale”, thuhet në njoftimin e FSK-së për takimin.
Tutje, bëhet e ditur se palët janë pajtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm.
“Për më tepër, u vlerësua që mbështetja reciproke dhe thellimi i bashkëpunimit në gara të ndryshme, do të ishin në dobi të përbashkët të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Federatës se Futbollit të Kosovës. Në fund të dy palët u pajtuan për një bashkëpunim te vazhdueshëm edhe në të ardhme”, përfundon njoftimi i FSK-së për takimin qe komandanti Jashari pati me kreun e FFK-së, Agim Ademi.


























