Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Ahmetaj në degën në Pejë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Kosova Post.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ahmetaj përmes një postimi në Facebook.
Anëtarët e partisë ai i ka qujtuar demagoga.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Për ju që jeni të ndershëm e me një fytyrë e kam një lajm interesant:
Nga sot, nuk jam më delegat i Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Peja, as kryetar i Pikës në Dardani, e madje as aktivist i VV-së.
Lamtumirë Albin Kurti, lamtumirë Vetëvendosje!
Lamtumirë demagoga që iu besova 13 vite!