Georgina Rodriguez pret të bëhet sërish nënë. Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos pati deklaruar në tetor të vitit të shkuar se kishte dëshirë të kishte shumë fëmijë. “Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë.
Shpresoj të kem më shumë fëmijë”, pati thënë ajo në një intervistë për revistën “Hola”. E njëjta media bën me dije se bukuroshja e CR7-tës është shtatzënë dhe pret dy fëmijë. Ata janë prindër të një familje të madhe me 4 fëmijë.
Partnerja e yllit portugez është në javën e 12-të të shtatzanisë, në pritje të binjakëve.