Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka thënë që Bashkimi Evropian mes tjerash po e mbështet bashkëpunimin ushtarak në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor.
“Por Fondi Evropian i Paqes nuk e ndihmon vetëm Ukrainën. Deri më tani e kemi përdorur për t’i mbështetur 22 partnerë dhe organizata”, ka shkruar Borelli në blogun e tij.
“Që nga 2021-ta, ne kemi alokuar afër një miliard euro në operacione që udhëhiqen nga organizatat e Bashkimi Afrikan dhe ato rajonale, si dhe forcat e armatosura të tetë shteteve partnere në Afrikë”.
“Në Ballkanin Perëndimor po e mbështesim bashkëpunimin rajonal ushtarak, si dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.k.k.