Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi i është rikthyer aktrimit. Sipas mediave të huaja, aktori po përgatitet të luajë rolin e mbretit francez Louis XV, përcjell KosovaPost.
Ky është filmi i parë që ai do të luajë që kur ai u akuzua për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard.
John do të fillojë xhirimet e filmit të ardhshëm, ende pa titull, në verë.
Filmi, i drejtuar nga regjisori francez Maiwenn, do të xhirohet në Pallatin e Versajës, Paris.
Xhirimet pritet të vazhdojnë për tre muaj në monumentet e Parisit.
Vlen të përmendet se Depp u shfaq për herë të fundit në filmin e vitit 2020 “Minamata”.