Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka mbajtur fjalimin vjetor në foltoren e Kuvendit të Kosovës. Ajo bëri të ditur se do e vazhdojë dhënien e kontributit të saj në kryerjen ashtu siç duhet të pozitës si presidente e Kosovës, raporton KosovaPost.
Ndër të tjera, presidentja Osmani, u drejtua me disa fjalë edhe për ata të cilët kanë diskutuar pamjen e saj në mënyra jo edhe të duhura.
Lidhur me këtë, një reagim në rrjetin e saj social në Facebook, e ka bërë deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu e cila tha se “Osmani hyri në presidencë me 100 kg dhe do të dalë me 50”.
“Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por meqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj: A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente”, ka thënë Musliu.
Deputetes i kanë reaguar krerë nga Qeveria, lidhur me deklaratat e saj, gjithashtu edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se PDK-ja të distancohet nga gjuha seksiste e Musliut.
“Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Haxhiu ka shkruar tutje se deklaratat e Musliut duhet të cilësohen si dhunë dhe jo thjesht gjuhë. Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues”, ka thënë Haxhiu.
Një reagim të tillë e ka pasur edhe ministri i bujqësisë dhe pylltarisë, Faton Peci.
Peci ka thënë se partia e deputes Ganimete Musliu është majmur duke e shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte.
Tutje, ai ka shtuar se “prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e ‘gjuhës parlamentare’, nga ti dhe bashkëpartiakët”.
Postimi i plotë i ministrit Peci:
Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV.
Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët.
Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë. Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen!
Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!
Edhe ministrja e jashtme, Donika Gërvalla i ka dalë në mbrojtje presidentes Osmani, teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi të Musliut dhe ka shkruar: “kur marrja bëhet fytyrë”.
Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook e quajti gjuhë fyese postimin e Ganimete Musliut, derisa ka shtuar se nuk ia vlen emrin me ia përmend se kujt po i referohet.
Avdyli ka thënë se skena politike po ndotet nga persona të tillë, por përparimi i Kosovës nuk do të ndalet.
Postimi i plotë i deputetit Haxhiu pa ndërhyrje:
Gjuha fyese nga një femër deputete si kjo ( që as emrin sia vlen ti përmendet) është fyese më së shumti për ata që kanë votuar një deputete të tillë.
Të mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre dhe pa argumente politike për të kritikuar Presidenten as për keqpërdorime e as për pazaret për tokat e Kosovës, atëherë personat e tillë shpirtzi ashtu si e kan shpirtin e mendjen dinë të bëjnë vetëm fyerje e të shpërndajnë vrerë.
Skena politike po ndotet nga persona të tillë, por përparimi i Kosovës sdo ndotet as ndalet me liderë të përgjegjshëm si Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.
Si shumica absolute e qytetarëve, jam krenar si asnjëherë më parë për punën e Presidentes Osmani.
Karvani i punëve të mira po vazhdon…
Ndryshe, presidentja Osmani nuk ka bërë ende ndonjë reagim për deklaratat e deputetes së PDK-së./KosovaPost/