Kadetët e FSK-së, trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), është realizuar trajnimi për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit të 4-të, të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se ky program intensiv është krijuar për të sfiduar kadetët dhe për t’i pajisur ata me aftësi thelbësore të mbijetesës në kushte ekstreme malore duke u fokusuar në mësimin e teknikave të ngjitjes dhe zbritjes me litar, ndërtimin e strehëve dhe ndezjen e zjarreve në kushte të vështira, orientimin dhe navigimin në terrene të ashpra dhe menaxhimin e burimeve materiale nga natyra.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika