Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpërtim, kadetët e rinj të FSK-së sfidohen fizikisht për reagim në kushte të motit të ashpër.
Kështu ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Kadetët tanë të rinj zhvillojnë bazat e njohurive dhe demonstrimin praktik në lëminë e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës. Në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim- Shpëtim, kadetët tanë sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Po ashtu, Mehaj ka thënë se nuk ka sfidë që i ndalë në hapat përpara.
“Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë. Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara!”, tha ai.