Kadrijaj: Nëse nuk ndryshojnë qasje do të vazhdon bllokada

“Ajo çfarë po ndodhë vërtetë është për keqardhje. Është shkelje ligjore, është shkelje kushtetuese, është shkelke e rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës mënyra e ndryshimit të votimit. Po kërkojnë votë për formimin e një komisioni, ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit. Këtë radhë ne nuk e dimë se për cilin kandidat po formohet ky komision. Nuk i kanë votat për lojërat e tyre politike që po i bëjnë dhe nëse nuk ndryshojnë qasje, kështu do të vazhdon dhe faji është i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë taktika të LVV-së që po e keqpërdorin pozitën e kryesuesit, sepse është z. Dehari, i cili është i LVV-së dhe i gjori po punon sipas skenarëve të LVV-së”, tha ajo pas dështimit të dhjetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, braktisjen e seancës nga kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, ajo e ka arsyetuar me agjendën e tij të ngjeshur.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish