Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 15 qershor,shkruan Kosova Post.
15 qershor 1752… Benjamin Franklin nëpërmjet eksperimentit me balonë provoi se vetëtima është një rrymë elektrike.
15 qershor 1927… U hap Spitali i Sëmundjeve Mendore dhe Nervore Bakërkëj (Bakırköy), që ishte edhe spitali i parë modern i Turqisë për sëmundjet në fjalë.
15 qershor 1941… Në Luftën II Botërore, njësitë angleze në frontin e Afrikës Veriore filluan operacionin “Battleaxe” kundër njësive gjermane dhe italiane.
15 qershor 1961… Vdiq një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë turke, shkrimtari i tregimeve dhe romaneve, Peyami Safa.
15 qershor 1993… Hajdar Aliyev u zgjodh Kryetari i Kuvendit të Azerbajxhanit. Kështu që 15 qershori hyri në historinë e Azerbajxhanit si Dita e Çlirimit Kombëtar.
15 qershor 2002… Asteroidi i quajtur “2002 MN” kaloi 121.000 kilometra në afërsi të tokës. Kjo distancë ishte sa 1/3 e distancës ndërmjet Tokës dhe Hënës.
1215 – Mbreti Xhon i Anglisë vë vulën mbi dokumentin Magna Carta (Karta e Madhe) – dokumenti i parë imponuar mbi një Mbret nga një grup vasalësh për të kufizuar me ligj kompetencat e mbretit dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre nga pushteti absolut.
1389 – Beteja e Fushë Kosovës: Perandoria Osmane mposht serbët dhe boshnjakët. Ndërsa serbët po mundeshin, një kalorës i quajtur Milosh Obiliq, bën sikur dorëzohet, por kur e çojnë para sulltan Muratit, ai nxjerr thikën dhe e vret, kjo sipas epikës serbe. Epika shqiptare tregon se vrasësi i sulltanit ishte shqiptar me mbiemrin Kopiliq, çka lë të kuptohet se në betejë kundër osmanëve në Fushë Kosovë morrën pjesë dhe humbën jo vetëm serbët e boshnjakët (quhet humbje serbe, ndoshta sepse mbreti serb Llazar u vra në atë luftë) – kështu, Beteja e Kosovës u gdhend në kujtesë, duke u bërë simbol i patriotizmit dhe dëshirës serbe për pavarësi nga sundimi osman gjatë shekullit XIX, por edhe nxitëse e nacionalizmit serb gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës së Kosovës në fund të shekullit XX.
1648 – Margaret Jones ekzekutohet me varje në Boston nën akuzat për magji – ekzekutimi i parë i tillë në Koloninë e Gjirit Masaçusets.
1667 – Kryhet transfuzioni i parë i gjaku të një njeriu, nga Dr. Jean-Baptiste Denys. Mjeku francez transfuzioi me sukses rreth 350 gram gjak nga një dele në një djalë 15-vjeçar, i cili kishte humbur gjak. Djali mbijetoi.
1752 – Benjamin Franklin dëshmon se rrufeja është energji elektrike (datë tradicionale, data e saktë nuk dihet).
1864 – Themelohet Varreza Kombëtare amerikane e Arlingtonit, kur 200 hektarë tokë (ish pronë e komandantit të ushtrisë së Konfereratës Robert E. Lee) caktohen zyrtarisht nga ana e sekretarit të Luftës, Edwin M. Stanton, për krijimin e një varreze ushtarake.
1877 – Henry Ossian Flipper bëhet i pari kadet afrikan amerikan që diplomohet nga Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara.
1888 – Princi i kurorës Frederick William Victor Albert bëhet Kaiser; ai do të jetë perandori i fundit i Perandorisë Gjermane. Më 1918, pas humbjes në luftën e parë botërore, Gjermania u bë republikë. Perandoria gjermane nganjëherë është quajtur ‘Reich’ që do të thotë ‘Mbretëri’.
1896 – Cunami më vdekjeprurës në historinë e Japonisë vret më shumë se 22.000 njerëz.
1916 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson nënshkruan ligjin për përfshirjen e lëvizjes ‘Boy Scouts of America’ (BSA), duke e bërë atë organizatën e vetme rinore amerikane me statut federal. BSA, e themeluar në vitin 1906, ka sot rreth 3 milionë anëtarë, ku fëmijët edukohen me frymën e patriotizmit, besnikërisë dhe guximit.
1940 – Lufta e Dytë Botërore: Operacioni Ariel – trupat Aleate fillojnë të evakuojnë Francën, pasi Gjermania mori Parisin dhe pjesën më të madhe të vendit.
1954 – SHBA; në Wheaton, pranë Çikagos, Illinoi, lindi James ‘Jim’ Belushi, aktor, komedian, muzikant; filloi të tërheqë vemendjen e publikut dhe botës së artit në vitin 1982, kur u bë pjesë e programit televiziv Saturday Night Live, ku vëllai i tij John Belushi kishte qenë i famshëm; pastaj Xhim u përfshi në filma në role mbështetës e kryesorë, si dhe në serialin televiziv ‘According to Jim’ (2001 – 2009). Jim Belushi vazhdon të jetë aktiv në skenë, në TV dhe në filma. Ai gjithashtu shkruan, si dhe këndon me grupin bluz, ‘the Sacred Hearts’. Babai i Xhimit, Adem ose Adam, ishte emigrant shqiptar; nëna e tij, Agnes, ishte bijë emigrantësh shqiptarë nga Ohajo. Jim ishte i treti i katër fëmijëve të familjes Belushi. Vëllai më i madh, John, i cili gjithashtu u rrit të bëhej aktor i njohur komik, vdiq tragjikisht nga një mbidozë droge në vitin 1982, në moshën 33 vjeçare, në kulmin e suksesit.
1954 – Formohet në Basel të Zvicrës, UEFA (Bashkimii i Shoqatave Evropiane te Futbollit).
1978 – Mbreti Hussein i Jordanisë martohet me amerikanen Lisa Halaby, e cila merr emrin mbretëresha Noor. Mbretëresha Noor e Jordanisë lindi më 23 gusht 1951, në Uashington, DC. Babai i saj, Najeeb Elias Halaby, ish-pilot i marinës amerikane dhe avokat, kishte qenë kreu i Administratës Federale të Aviacionit nën presidentin John F. Kennedy. Lindur në një familje të shquar arabo-amerikane, Lisa u arsimua në shkollat më të mira private në Uashington DC, Nju Jork, dhe Masaçusets para se të shkonte në Universitetin Princeton në vitin 1969. Me mbretin Hussein, ajo u njoh ndërsa punonte për organizimin e firmës ajrore jordaneze, Alia. Mbreti Hussein vdiq më 1999 (63 vjeç) – djali i tij Abdullah trashëgoi fronin, ndërsa mbretëresha Noor themeloi fondacionin “King Hussein”, ku përfshihen shumë organizata bamirëse dhe programe për ndihma, zhvillim dhe paqe në Lindjen e Mesme.
1985 – Piktura e Rembrandit, “Danae”, sulmohet nga një personi, cili hedh acid sulfurik në kanavacë dhe e godet atë dy herë me thikë (më pas personi do të diagnostikohej i çmendur). Restaurimi i pikturës zgjati 12 vjet. Danae (nëna e Perseut, mitologji) është pikturuar në shtrat, lakuriq, duke përshëndetur Zeusin i cili e mbars atë në formën e një dushi të artë. Danae është cilësuar si nga pikturat më të mira të Rembrandit, por gjithashtu ka qenë vështirë për t’u shitur për shkak të përmasave të mëdha (185 cm x 203 cm). Edhe pse gruaja e Rembrendit, Saskia, ishte modeli origjinal për Danaen, Rembrandi më vonë ia ndryshoi fytyrën me atë të dashnores së tij, Geertje Dircx. Piktura gjendet në Muzeun Hermitage, St. Petersburg, Rusi.
2008 – Hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Lindje
1843 – Edvard Grieg, kompozitor norvegjez
1861 – Spiro Xega,patriot i Rilindjes dhe pioneer i pictures shqiptare
1914 – Jurij Vladimirovič Andropov, polotikan sovjetik
1919 – Alberto Sordi, aktor italian
1933 – Sergio Endrigo, kantautor italian
1946 – Demis Roussos, kengetar grek
1953 – Meri Cetinić, kengetare krote
1953 – Xi Jinping, politikan kinez
1954 – Jim Belushi, aktor dhe këngëtar shqiptaro-amerikan
1963 – Helen Hunt, aktore amerikane
1964 – Michael Laudrup, futbollist danez
1964 – Courteney Cox, aktore amerikane
1969 – Oliver Kahn, futbollist gjerman
1969 – Ice Cube, reper, aktor dhe producent amerikan
Vdekje
1849 – James Knox Polk,politikan amerikan, kryetari i njimbdhjetë i SHBA-ve.
1938 – Ernst Ludwig Kirchner, piktor gjerman
2010 – Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, me famë botërore