Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në takim me delegacionin, presidentja Osmani diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë.
Ndër të tjera, P Osmani me diplomatët e Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, ka theksuar i progresin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencës, qeverisjes së mirë dhe në veçanti respektimit të të drejtave të njeriut.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE, në dhjetor të vitit 2022 dhe se është e përkushtuar për t`i përmbushur obligimet dhe kriteret për anëtarësim.
“Kosova është në linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Rrjedhimisht duhet të ecet përpara me statusin e vendit kandidat”, ka theksuar Osmani.