Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 gusht, shkruan Kosova Post.
16 gusht 1556 – Në Stamboll përurohet me një ceremoni të organizuar Xhamia Sulejmanije.
16 gusht 1858 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Buchanan realizoi bisedën e parë telegrafike matanë oqeanit me Mbretëreshën Victoria të Anglisë.
16 gusht 1920 – Në Gjermani lindi shkrimtari Charles Bukowski i cili hodhi firmën në shumë vepra me në krye veprën “Tregime të zakonshme të çmendurisë”.
16 gusht 1953 –Shahu i Iranit, Riza Pehleviu dhe Mbretëresha Sureyya u larguan nga Irani pasi nuk arritën ta rrëzojnë nga detyra Kryeministrin Musaddik.
16 gusht 1974 – Në kuadër të Operacionit të Paqes në Qipro, trupat turke morën nën kontroll rajonin në veri të linjës Magusa (Famagusta), Lefkoshë dhe Lefke dhe u vendos armëpushimi.
16 gusht 1977 –Në Graceland vdes në moshën 42-vjeçare mbreti i Rock & Roll-it, Elvis Presley.
16 gusht 2002 – Në Bagdad vdes lideri politik palestinez Ebu Nidal, emri i vërtetë i të cilit është Sabri Halil En-Benna.
16 gusht 2003 – Vdes diktatori Idi Amin, i cili jetonte i syrgjynosur në qytetin saudit Xhide. Ai ka qenë në pushtet në Ugandë mes viteve 1971-1979.
16 gusht 2005 – Në afërsi të Karaibeve Perëndimore rrëzohet një avion pasagjerësh i Venezuelës. Në këtë aksident kanë humbur jetë 160 persona që ndodheshin në bordin e avionit.
16 gusht 2008 – Gjatë Lojërave Olimpike Verore në Pekin atleti xhamajkan, Usain Bolt e theu rekordin në 100 metra vrap me rezultat 9.69 sekonda. Një vit më pas Bolt gjatë Kampionatit Botëror të Atletikës në Berlin e përmirësoi rekordin e tij me rezultat 9.58 sekonda.