Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

    ​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

    Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

    Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

    24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

    24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

    Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

    Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

    Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë

    Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë

    Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

    Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

    Prishtina e Mitrovica ndër komunat që po prijnë me numrin e votuesve

    Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit

    Japonia inauguron një mision të pavarur në NATO

    SHBA i kërkon Evropës të marr më shumë përgjegjësi në NATO

    “Defender Europe 2025” fillon këtë të diel, Kosova pret një divizion amerikan e forca të armatosura nga Shqipëria, RMV, Kroacia e Bullgaria

    “Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kalendari historik, 18 mars

18 Mars 2024, 8:19
në Kalendari Historik
Share on FacebookShare on Twitter

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 18 mars, shkruan Kosova Post.

18 marsi është dita e 77 e vitit. Janë edhe 288 ditë deri në fund të vitit.

18 mars 1915 – Blloku i Antantës, i cili aspironte të pushtonte Stambollin dhe të shtynte Perandorinë Osmane jashtë Luftës I Botërore, tentoi të kalojë ngushticën e Çanakalasë me luftanije, por dështoi. Rezistenca e ushtrisë osmane të udhëhequr nga Mustafa Qemali, përfundoi me fitore ndaj forcave të Antantës, të cilat kishin zbarkuar trupat e tyre në brigjet e Çanakalasë. Lufta e Çanakalasë është lufta mes ushtrisë së Perandorisë Osmane dhe Shteteve të Antantës që u zhvillua në det, tokë dhe ajër në vitin 1915 në gadishullin e Galipolit.

18 mars 1962 – Kryengritja e nisur nga Fronti Nacionalçlirimtar i Algjerisë në vitin 1954 dhe lufta civile që shpërtheu në vijim, morën fund me marrëveshjen ndërmjet Francës dhe kryengritësve. Në këtë luftë civile rreth 8-vjeçare humbën jetën gati 250.000 algjerianë. Algjeria e fitoi pavarësinë më 5 korrin 1962.

18 mars 1992 – Ndryshimi kushtetues për t’u njohur qytetari të barabartë zezakëve në Afrikën e Jugut, u miratua me një referendum popullor ku morën pjesë vetëm të bardhët.

37 – Pas vdekjes së Tiberit, Senati romak shpall Caligulën perandor. Tiber ishte një nga gjeneralët më të mëdhenj të Romës. Ai pushtoi Ilirinë (Pannonia, Dalmaci) dhe Raetian, e përkohësisht Germanian, duke vendosur bazat e kufirit verior të perandorisë romake. Tiberi mbahet mend si sundimtar i zymtë, Pliny Plaku e quan atë “tristissimus hominum”. Pas vdekjes së djalit të tij, Drusus, Tiberit u bë edhe më i pashoqërueshëm. Në vitin 26, ai ikën nga Roma, duke e lëne udhëheqjen e perandorisë në duar të pakujdesshme.  Historianët thonë se ishte gjatë kësaj periudhe që, në provincën romake të Judesë, Jezusi u kryqëzua nga Pont Pilati.

1314 – Jacques de Molay, Mjeshtër i Madh i Kalorësve Templarë, digjet në turrën e druve nga mbreti Filip IV i Francës. Fundi i papritur i Urdhërit të Tempullit ose Templarëve (urdhër ushtarak krishterësh perëndimorë), dhe ekzekutimi dramatik i udhëheqësit të tyre, e kthye De Molayn në figurë legjendare. Urdhëri i Templarëve shquhej veç të tjerash, edhe për pasurinë e tij; kjo pasuri mbahej e fshehur, diku nëndhe (shpella a tunele të fshehta); madje kërkimet për gjetjen e pasurisë së kalorësve templarëve ende vazhdojnë nga gjuajtësit e thesarëve. Urdhëri Templar ishte gjithashtu mjaft i fuqishëm e popullor. Për të mënjanuar një rivalitet të mundshëm, Filip IV i Francës, i cili kishte marrë hua të mëdha prej Urdhërit të Tempullit, u detyrua ta shpërndante atë dhe të vriste de Molayn, duke shmangur kështu edhe kthimin e borxhit.

1532 – Parlamenti anglez ndalon pagesat e bëra nga Kisha anglikane për Kishën katolike në Romë

1793 – Shteti i parë republikan në Gjermani ,Republika e Mainzit,  shpallet nga Andreas Joseph Hofmann.

1810 – “Converse”, opera e parë amrikane, shfaqet në Nju Jork.

1871 – Revolta e Komunarëve në Paris – Në shtator 1870, Parisi ishte rrethuar nga prusianët –  izolimi shkaktoi uri e vuajtje mes banorëve. Nga pakënaqësia, u formuan grupe, shoqata, gazeta politike radikale – të majta. Ndërsa Parisi u pushtua, grupet socialiste u përpoqën dy herë për të përmbysur qeverinë e përkohshme. Gjatë luftës, kryeqyteti kishte shkuar nga Parisi në Bordo. Kur mbaroi lufta, qeveria nuk pranoi të kthehej në Paris dhe u zhvendos në Versajë. Në mëngjesin e 18 marsit, qeveria e stacionuar në Versajë dërgoi forca ushtarake në Paris për të mbledhur topat dhe armatimet rezervë. Detashmenti ishte ende duke mbledhur municionet kur parizianët dolën nëpër rrugë, dhe së shpejti ushtarët e gjetën veten të rrethuar. Në kaosin që pasoi, ushtarët kaluan në anën e kryengritësve, që tani kontrollonin qytetin, dhe shpallën një qeveri e re të quajtur Komuna e Parisit, e cila zgjati nga 18 mars deri më 28 maj 1871. Si përfundim, Komuna u shtyp, mijëra njerëz u larguan jashtë vendit, rreth 20,000 Komunarë u ekzekutuan, dhe 7,500 u burgosën ose internuan; kjo gjendje zgjati deri në një amnisti të përgjithshme në vitet 1880, dhe i hapi udhën lëvizjes proto – komuniste në republikën e tretë franceze (1871-1940).

1891 – Britania lidhet me telefon me Evropën kontinentale.

1902 – Enrico Caruso bëhet këngëtari i parë i njohur që regjistron një këngë në pllakë gramafoni. Mes viteve 1902-1920, Karuzo realizoi rreth 290 incizime të tjera. Kënga “Vesti la giubba” (1904) nga opera Pagliacci e Leoncavallo ishte regjistrimi i parë që u shit një milion kopje. Errico Henrico “Henry” Caruso rridhte nga një familje shumë e varfër. Kishte lindur në Napoli më 1873, i treti i shtatë fëmijëve. Një gojëdhënë thotë se Karuzo kishte pasur 18 vëllezër e motra dhe ai ishte i vetmi që kishte mbijetuar, shumica kishin vdekur që në foshnjëri. Gjithësesi, Errico filloi të kënduarit që fëmijë në rrugët e Napolit. Pastaj morri disa mësime në muzikë e kanto në Kishë dhe në moshën 22 vjeçare, bëri debutimin e tij profesional në muzikën serioze në Teatro Nuovo në Napoli. Në vitin 1903, Caruso nënshkruan një kontratë me Opera Metropolitane, Nju Jork, dhe prej këndej bëhet i famshëm në botë. Më 1920, Karuzo u kthye në Itali , ishte i sëmurë rëndë nga një lloj pezmatimi të mushkërive; vdiq më 2 gusht të vitit tjetër. 48 vjeç. Mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, hapi bazilikën Mbretërore të Kishës San Francesco di Paola për funeralin e Carusos, që u ndoq nga mijëra njerëz. Trupi i tij i balsamosur u ruajt në një sarkofag xhami në varrezat Del Pianto në Napoli. Në vitin 1929, trupi u mbyll hermetikisht në një varr prej guri.

1903 – Lindi Galeazzo Ciano, diplomat Italian, me disa poste diplomatike në Brazil, Argjentinë dhe Kinë para se të martohej më 1930 me Edda Musolinin, vajzën e diktatorit fashist Benito Musolini. Pas kësaj, Konti Çiano u bë Ministër i Propagandës fashiste dhe më 1936, Ministër i Jashtëm i Italisë. Çiano ishte mbështetës i aleancës me Gjermaninë, por kundërshtoi mënyrën se si Adolf Hitleri urdhëroi pushtimin e Polonisë pa u konsultuar me Italinë, siç përcaktonin kushtet e traktatit midis dy vendeve. Në vitin 1942 Çiano u bë shumë të pakënaqur dhe pas një seri argumentesh të ashpra me vjehrrin e tij, Musolinin, në shkurt 1943 dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm. Konti Çiano mbeti anëtar i Këshillit të Lartë Fashist dhe argumentoi se Italia duhet të nënshkruajë paqe të veçantë me aleatët. Ai gjithashtu votoi që Musolini të zëvendësohej nga general Pietro Badoglio. Po atë vit, në shkurt 1943, Çiano u largua nga Roma, por u kap nga ushtria gjermane. Me urdhër të Musolinit, Çiano u gjykua me shpejtësi, u dënua për tradhëti dhe u pushkatua me kurriz të kthyer, ulur, lidhur në një karrige më 11 janar 1944. Galeaco Çiano përmendet edhe për Ditaret e tij, që e veja Edda i nxorri fshehurazi në Zvicër. Ditaret e Çianos përmbajnë shumë të dhëna të dorës së parë edhe mbi ngjarjet politike në Shqipëri nga janari 1939 deri në janar të vitit 1943.

1913 – Mbreti George i parë i Greqisë vritet në qytetin e sapo çliruar të Selanikut. Para se të bëhej mbret, George, lindur në Kopenhagë, ishte princ danez, me prirje për karrierë në Marinës Mbretërore daneze. Ai ishte 17 vjeç kur u zgjodh mbret nga Asambleja Kombëtare Greke, e cila sapo kishte rrëzuar mbretin Oto. Emërimi i Xhorxhit u sugjeruar dhe u mbështet nga Fuqitë e Mëdha; Britania, Franca e Rusia. George u martua me dukeshën ruse Olga Constantinovna. Dy nga motrat e tij, Aleksandra dhe Dagmar, ishin martuar në familjet mbretërore britanike dhe ruse. King Edward VII dhe Car Aleksandër III ishin kunetërit e tij, ndërsa Mbreti George V dhe Car Nikolla II ishin nipërit e tij. Mbretërimi i Xhorxhit të parë të Greqisë zgjati gati 50 vjet dhe u karakterizua nga zgjerime territoriale të Greqisë.

1922 – Magjistratët britanikë në Indi dënojnë Mahatma Gandhi me deri 6 vjet burgim për mosbindje.

1938 – Meksika merr kontrollin e pronave të naftës të zotoruar nga të huajt në vend.

1940 – Benito Mussolini bashkohet me Hitlerin në luftën e Gjermanisë kundër Francës dhe Britanisë.

1948 – Këshilltarët sovjetikë largohen nga Jugosllavia, shenjë e parë e ndarjes Tito – Stalin.

1949 – Ratifikohet Traktati i Brukselit, pararendës i Traktatit të Organizatës së Atlantikut Verior (NATO).

1952 – Komunistët hidhen në ofensivë në Kore.

1989 – Në Egjipt, një mumje 4.400 vjeçare gjendet në Piramidën e Keopsit.

1990 – Vjedhja më e madhe e veprave të artit në histori; në Muzeun Isabella Stewart Gardner në Boston; 13 punime me vlerë mbi 500 milionë dollarë zhduken.

1995 – Anija për vajtje ardhje në hapësirë STS 67 (Endeavour 8) kthehet në Tokë pas 16 ½ ditë në orbitë. Gjatë misionit, Komandanti Stephen S. Oswald dhe Piloti William G. Gregory përdorën pajisjen Mace për të testuar rreth 200 situata të ndryshme dridhjesh të pazakonta për 45 orë. Informacionet nga Mace do të përdoreshin për të hartuar sisteme më të mira kontrollit të virbracioneve në anije në misionet e ardhshme. Ky ishte fluturimi më i gjatë i anijes Endeavour në Hapësirë. Pas kthimit në Tokë, në një intervistë me Zërin e Amerikës (seksionin shqip), astronauti Gregori tha se gjatë misionit ai kishte patur me vete edhe një flamur të vogël shqiptar – “…për shkak se në anije nuk lejoheshin sende që s’kishin të bënin me misionin, unë  e mbajta flamurin nën tesha, në gji..”, tha atë kohë për VOA-n astronauti amerikan William Gregory, bir i një familjeje emigrantësh nga Korça.

Lindje

1496 – Mary Tudor, Queen of France (d. 1533)

1634 – Madame de La Fayette, French author (d. 1693)

1842 – Stéphane Mallarmé, French poet and critic (d. 1898)

1844 – Nikolai Rimsky-Korsakov, Russian composer and academic (d. 1908)

1858 – Rudolf Diesel, German engineer, invented the Diesel engine (d. 1913)

1903 – Galeazzo Ciano, Italian journalist and politician, Italian Minister of Foreign Affairs (d. 1944)

1932 – John Updike, American novelist, short story writer, and critic (d. 2009)

1963 – Vanessa L. Williams, American model, actress, and singer

1970 – Queen Latifah, American rapper, producer, and actress

Vdekje

1936 – Eleftherios Venizelos, Greek journalist, lawyer, and politician, 93rd Prime Minister of Greece (b. 1864)

1965 – Farouk of Egypt (b. 1920)

1980 – Erich Fromm, German psychologist and philosopher (b. 1900)

1996 – Odysseas Elytis, Greek poet and critic, Nobel Prize laureate (b. 1911)

2009 – Natasha Richardson, English-American actress (b. 1963)

2016 – Guido Westerwelle, German lawyer and politician, 15th Vice-Chancellor of Germany (b. 1961)

Etiketat: Gjermaniakalendari historikLufta e Çanakalasë
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Lufta në Gaza, Gjermania ‘ndryshon’ tonin, kër*cënon me masa ndaj Izraelit! Ministri i Jashtëm: Jo furnizim armësh nëse do ketë dëme të mëtejshme

Lufta në Gaza, Gjermania ‘ndryshon’ tonin, kër*cënon me masa ndaj Izraelit! Ministri i Jashtëm: Jo furnizim armësh nëse do ketë dëme të mëtejshme

6 muaj më parë
Kalendari historik, 18 nëntor

Kalendari historik, 27 maj

6 muaj më parë
Dokumenti sekret gjerman: Armatosuni, Rusia në vitin 2029 do rigjenerojë ushtrinë

Dokumenti sekret gjerman: Armatosuni, Rusia në vitin 2029 do rigjenerojë ushtrinë

6 muaj më parë
Ministri i Brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani

Ministri i Brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani

6 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH