Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 nëntor, shkruan Kosova Post.
2 nëntor 1914 – Rusia cariste i shpalli luftë Perandorisë Osmane pasi flota e kësaj të fundit, sidomos koracatat “Yavuz” dhe “Midilli”, bombarduan Sivastopolin më 29 tetor. Ndërsa Perandoria Osmane hyri në Luftën I Botërore si aleate me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë.
2 nëntor 1917 – Sekretari i Jashtëm britanik, Arthur James Balfour, i dërgoi një letër Lordit Lionel Walter Rothschild, në të cilën shprehu mbështetjen e Britanisë lidhur me planet sioniste për të krijuar një “strehë kombëtare për popullin hebre” në Palestinë. Kjo letër, e njohur gjerësisht si “Deklarata e Balfurit”, përbën një prej akteve themeluese të shtetit të Izraelit, krijimi i të cilit do të formalizohej pas Luftës II Botërore.
2 nëntor 1920 – Në qytetin Pittsburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u realizua për herë të parë transmetimi radiofonik i drejtpërdrejtë.
2 nëntor 1936 – Korporata Britanike e Transmetimeve (BBC) filloi transmetimet e rregullta televizive.
2 nëntor 1950 – Gazetari, kritiku dhe dramaturgu irlandez, George Bernard Shaw, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi (1925), u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare.
2 nëntor 2000 – Mjeshtri rus i shahut, Gary Kasparov, kampion botëror për 15 vite radhazi, u mposht nga bashkëkombësi i tij, Vladimir Kramnik.