Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 shkurt, shkruan Kosova Post.
2 shkurt 1922 – Novela “Uliksi”, vepër me famë botërore e autorit irlandez James Joyce, u botua si libër me rastin e 40-vjetorit të shkrimtarit. Më parë ajo botohej si tregim periodik në gazetën amerikane “The Little Review” nga marsi 1918 deri në dhjetor 1920.
2 shkurt 1982 – Bota u bë dëshmitare e ngjarjes së përgjakshme të njohur botërisht si Masakra e Hamës. Një revoltë popullore shpërtheu në qytetin Hama të Sirisë kundër Hafez al-Assadit, pasi ky i fundit pati marrë drejtimin e vendit me grusht ushtarak. Assadi dërgoi ushtrisë siriane për të shtypur revoltën duke urdhëruar bombardimin e qytetit për ditë tëra. Pas bombardimit shkatërrues, ushtria siriane hyri në Hama me tanke dhe nuk hezitoi të përdorë gaz toksik për të nxjerrë nga ndërtesat e shembura edhe ata pak kryengritës të mbijetuar që fshiheshin atje. Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (AI) deklaroi se numri i të vrarëve në Masakrën e Hamës ishte 10-25 mijë njerëz, por vëzhguesit jozyrtarë konstatuan se kjo shifër arrinte deri në 40 mijë.
2 shkurt 1990 – Presidenti i Afrikës së Jugut, Frederik Willem de Klerk, njoftoi legalizimin e Kongresit Kombëtar African (ANC), forcë politike e ndaluar prej 30 vitesh. Ai premtoi gjithashtu se shumë të burgosur politikë, përfshi këtu edhe Nelson Mandelën, do të liroheshin brenda një kohe të shkurtër.
2 Shkurt 2020 – Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përmbyllur pas gati katër muajsh takime e bisedime, përpjekjen për një marrëveshje për të bashkëqeverisur.