Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 21 shkurt.
21 shkurt 1927 – Revista “Time” vendosi për herë të dytë në kopertinën e saj themeluesin dhe Presidentin e Parë të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.
21 shkurt 1973 – Një avion luftarak izraelit rrëzoi mbi shkretëtirën e Sinait një avion pasagjerësh të Linjave Ajrore Libiane duke shkaktuar vdekjen e 108 njerëzve.
21 shkurt 2004 – Terroristët në Ugandë sulmuan një kamp refugjatësh dhe bënë masakër duke vrarë mbi 170 persona të shpërngulur.