Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 27 janar, shkruan Kosova Post.
27 janar 1937 – Lidhja e Kombeve i dha pavarësinë Hatayit, qytet turk i humbur pas Luftës I Botërore dhe që kishte një status autonom brenda Sirisë. Turqia, e cila shtoi presionin diplomatik ndaj Francës, vend që njohu pavarësinë e Sirisë në vitin 1936, kërkoi mëvetësinë e Hatayit.
Lidhja e Kombeve, organizatë që mbajti një takim të jashtëzakonshëm pas rritjes së shanseve për një ndërhyrje ushtarake të Turqisë, vendosi të njohë pavarësinë e Hatayit; ndërsa zgjedhjet e zhvilluara me kërkesë të Francës u fituan nga forcat politike që mbështesnin bashkimin me Turqinë. Themeluar më 12 shtator 1938, Republika e Pavarur e Hatayit mori vendim për t’u bashkuar me Turqinë më datë 3 qershor 1939. Ky vendim përcaktoi në mënyrë përfundimtare edhe kufijtë jugorë të Turqisë.
27 janar 1958 – Mijëra turq në Qipro manifestuan për ndarjen e Ishullit në dy pjesë midis turqve dhe grekëve. Trupat britanike ndërhynë me forcë kundër manifestuesve duke shkaktuar vdekjen e 8 turkoqipriotëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
27 janar 1967 – Anija kozmike “Apollo-1”, e para e programit hënor të Administratës Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA), u dogj gjatë testimit në Qendrën Hapësinore Kennedy. Në këtë ngjarje humbën jetën astronautët Gus Grissom, Edward Higgins White dhe Roger Chaffee.
27 janar 1973 – Konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Los Anxhelos, Mehmet Baydar dhe konsulli tjetër, Bahadir Demir, u martirizuan si pasojë e një atentati fatal të organizatës terroriste armene “ASALA”. Autori i sulmit, Gourgen Mkrtich Yanikian, një shtetas i SHBA-së me origjinë armene, u arrestua brenda një kohe të shkurtër dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
1695 – Mustafa II u bë sulltan i Perandorisë Osmane, pas vdekjes së sulltanit Ahmed II. Mustafa udhëhoqi gjer në vdekjen e tij në vitin 1703.
1785 – U themelua universiteti i parë publik në ShBA, Universiteti i Xhorxhias.
1788 – Kolonët e parë evropiane zbarkojnë në Sydney, Australi. Ata ishin kryesisht të burgosur nga Anglia dhe një koloni penale britanik u krijua për ta në Port Jackson (sot, Sydney) në vitin 1788. Rreth 160-mijë të dënuar jetuan aty deri në vitin1839, kur Britania i dha fund këtij sistemi dënimi. Pas kësaj, kolonët dhe ish-të burgosurit krijuan gjashtë koloni: New South Wales, Tasmania, Western Australia, South Australia , Viktoria dhe Queensland. Gjashtë Kolonitë u bënë shtete dhe në vitin 1901 krijuan federatën e Australisë me një kushtetutë bazuar në traditat britanike parlamentare dhe ato federale të SHBA-së.
1870 – Vllazëria e parë e grave, Kappa Alpha Theta, u themelua në DePauw University.
1888 – U themelua Shoqëria Nacional Gjeografike në Washington, D.C..
1913 – Atletit indiano-amerikan Jim Thorpe, i cili nga shumë njerëz quhej atleti më i mirë i botës, iu morën dy medalje ari, që ai kishte fituar në lojërat olimpike të vitit 1912.
1939 – U realizua fluturimi i parë i Lockheed P-38 Lightning.
1945 – Trupat ruse çlirojnë kampin e përqëndrimit Auschwitz-Birkanau (Poloni), ku nazistët kishin vrarë mbi 1,5 milionë njerëz, duke përfshirë më shumë se 1 milion hebrenj.
1967 – Programi Apollo: Apollo 1 – Astronautët Gus Grissom, Edward White dhe Roger Chaffee vdiqën gjatë testimeve të anijes kozmije në Kennedy Space Center.
1967 – Më shumë se gjashtëdhjetë kombe nënshkruan marrëveshjen për ndalimin e armëve nukleare në hapësirë.
1978 – Policia e Kalifornisë arrestoi Vasësin Serik Richard Chase i dyshuar per 6 vrasje
1996 – Koloneli Ibrahim Baré Maïnassara u zgjodh president i Nigerit pas rrëzimit të presidentit Mahamane Ousmane në puç ushtarak.
Më 1996 – Gjermania vëzhgon për here të parë Ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Lindje
1756 – Wolfgang Amadeus Mozart, kompozitor austriak
1859 – Wilhelm II, perandor gjerman
1957 – Frank Miller, autor stripi, shkrimtar dhe autor filmi amerikan
1964 – Bridget Fonda, aktore amerikane
1979 – Rosamund Pike, aktore angleze