Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 27 korri, shkruan Kosa Post.
27 Korriku është dita e 208, kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 157 ditë.
27 korrik 1794 – Maximilien Robespierre, zyrtar gjatë Revolucionit Francez dhe një nga arkitektët kryesorë të Mbretërimit të Terrorit, u arrestua dhe një ditë më vonë u ekzekutua në gijotinë së bashku me 21 aleatë të tij. Historianët thonë se ai nxiti vrasjen e më shumë se 17 mijë “armiqve të revolucionit”.
27 korrik 1953 – Në Panmunjon u nënshkrua Marrëveshja e Armëpushimit që i dha fund Luftës Koreane. Lufta zgjati 3 vjet e 32 ditë. Negociatat për armëpushim midis Koresë së Veriut dhe delegatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët përfaqësonin Korenë e Jugut, zgjatën 1 vit e 17 ditë. Në këtë luftë, ku humbën jetën rreth 2 milionë njerëz, morën pjesë edhe mbi 5 mijë ushtarë turq në kuadër të forcave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
27 korrik 1983 – Një grup i përbërë nga 5 terroristë armenë sulmoi Ambasadën e Republikës së Turqisë në Lisbonë. Në këtë sulm ranë dëshmorë Yurtsev Mihçioglu, i ngarkuar me punë, si dhe bashkëshortja e tij, Cahide Mihçioglu. Të 5 terroristët u vranë nga truprojat e misionit diplomatik turk në kryeqytetin portugez.
1586 – Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë në Angli nga Virxhinia. Pas revolucionit industrial, duhani u popullarizua gjithnjë e më shumë – prodhimi në formë cigaresh solli rritje të pashembullt të përdorimit – deri në shpalljen e rezultateve shkencore në mesin e viteve 1900 mbi dëmin që sjell duhani për shëndetin.
1789 – Themelohet agjencia e parë e qeverisë federale të SHBA-së, Departamenti i Punëve të Jashtme. Agjencia më vonë u quajt Departament i Shtetit. Sekretari i parë në këtë detyrë, ishte John Jay, jurist e diplomat nga Nju Jorku.
1921 – Shkencëtarët në Universitetin e Torontos të kryesuar nga biokimisti Frederick Banting vërtetojnë se hormoni insulinë rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
1929 – Nënshkruhet nga 53 shtete Konventa e Gjenevës e vitit 1929, që merret me trajtimin e të burgosurve të luftës.
1953 – Marrëveshje armëpushimi që i dha fund Luftës Koreane u nënshkrua në Panmunjon. Lufta zgjati 3 vjet e 32 ditë. Negociatat për armëpushim midis Koresë së Veriut dhe delegatëve të SHBA (që përfaqësonin Korenë e Jugut) zgjatën 1 vit e 17 ditë.
1996 – Në Atlanta, Gjeorgjia, sprinteri kanadez Donovan Bailey vendos rekordin botërorë në 100m në kohë 9.84s me +0.7 m/s.
Lindje
1784 – Denis Davydov, poet dhe gjeneral rus
1824 – Alexandre Dumas, i biri, autor francez
1835 – Giosuè Carducci, shkrimtar italian
1853 – Vladimir Korolenko, shkrimtar rus
1870 – Hilaire Belloc, shkrimtar anglez
1907 – P. Gjon Shllaku OFM, klerik, mësues, publicist, antifashist dhe antikomunist shqiptar.
1908 – Joseph Mitchell, shkrimtar amerikan
1983 – Lorik Cana futbollisit i njohur shqiptar.
Vdekje
1656 – Salomo Glassius, teolog gjerman
1924 – Ferruccio Busoni, pianist italian
1946 – Gertrude Stein, shkrimtare amerikane
2007 – Violeta Manushi, aktore shqiptare