Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, ia ka kundërpërgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka theksuar se për heqjen e masave ndëshkuese BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.
“Z.Stano e ka mirë që Qeveria e Kosovës, nuk vendos për heqjen e masave, por zoti. Stano siç ka arritur t’i vendosë do të duhej ta gjejë mënyrën për t’i hequr, sepse humbet kreditbiliteti i Bashkimit Evropian. Për çka janë ato masa. Nëse Z.Stanio mund ta arsyetojë vendimin, por nëse s’mundet ai duhet të gjejë shpjegimet përse nuk po mund t’i heq”, tha ai në RTK. Sipas tij, nuk ka arsyeje që ato masa të jenë.