Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 3 nëntor, shkruan KosovaPost.
3 nëntor 1507 – Leonardo da Vinçi u ngarkua nga bashkëshorti i Lisa Gherardinit që ta pikturojë atë. Vepra e tij njihet si Mona Lisa.
3 nëntor 1957 – Bashkimi Sovjetik dërgoi në hapësirë satelitin e tij të dytë “Sputnik 2”. Në këtë satelit ndodhej edhe qeni me emrin “Layka”, kafsha e parë që shkoi në hapësirë.
3 nëntor 1982 – Zjarri që ra në tunelin e Salangut, i cili lidh zonat veriore me ato jugore të Afganistanit duke kaluar nga vargmalet e Hindukushit, u mori jetën mbi 2.000 personave.
3 nëntor 1983 – U hodhën themelet e Hidrocentralit “Ataturk” që ka digën e pestë më të madhe në botë. Sipërfaqja e liqenit artificial të digës së këtij hidrocentrali, ndërtimi i të cilit zgjati 11 vjet, është 817 km2.
3 nëntor 1985 – Dy agjentë francezë u shpallën fajtorë për fundosjen e anijes “Rainbow Warrior” të Organizatës Ndërkombëtare të Mjedisit (Greenpeace) në Zelandën e Re.
3 nëntor 1992 – Diplomatja, politikania dhe avokatja amerikane, Carol Moseley-Braun, u zgjodh si përfaqësuese e Illinoisit në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është senatorja e parë afro-amerikane në Senatin e SHBA-së.
3 nëntor 2002 – Turqia shkoi në zgjedhje parlamentare të parakohshme. Në parlament arritën të hyjnë vetëm CHP-ja dhe AK Partia e sapoformuar. Kjo e fundit nxori 363 deputetë duke siguruar edhe shumicën për të formuar e vetme qeverinë.
3 nëntor 2014 – Në New York, inagurohet World Trade Center One. E njohur si Qëndra Botërore e Tregtisë, ky gradaçel do të ishte 550 metra i lartë. Kostoja financiare për ndërtimin e tij do të ishte 4 miliardë dollar, dhe ai do të ndërtohej për 8 vjet. Ai u ndërtua në territorin ku më parë kishin qënë Kullat Binjake.