Këto janë disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 5 qershor, shkruan Kosova Post.
5 qershor 1851 – Filloi të publikohet në një gazetë romani “Kasollja e Xhaxha Tomit” (Uncle Tom’s Cabin), i autorit amerikan Harrier Beecher Stowe. Romani trajton përpjekjen kundër skllavërisë dhe është përkthyer në 23 gjuhë dhe është bërë edhe film.
5 qershor 1964 – Presidenti amerikan Johnson i dërgoi Turqisë një letër të rëndë, e cila përmbante edhe kërcënime, me qëllim parandalimin e ndërhyrjes së Turqisë në Qipro. Kryeministri i Turqisë, Ismet Inëny (İsmet İnönü) letrës në fjalë i dha këtë përgjigje: “…Atëherë krijohet një rend i ri botëror dhe Turqia do të zërë vendin e saj në botë”. Në historinë turke kjo letër njihet si “Letra e Johnson”-it.
5 qershor 1971 – U nda nga jeta Xhahit Wrgat (Cahit Irgat), poeti, artisti i kinemasë dhe teatrit turk, i cili ka luajtur në shumë filma. Artisti ka shkruar edhe 1 roman dhe 4 libra me poezi.
5 qershor 1972 – Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, që u mbajt në Stokholm të Suedisë, u mor vendimi që 5 Qershori të jetë “Dita Botërore e Mjedisit”.
5 qershor 1975 – Pas 8 vitesh U rihap për trafikun detar ndërkombëtar Kanali i Suezit, i cili ishte mbyllur pas Luftës 6-ditore ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe.