Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 6 shkurt.
6 shkurt 1952 – Elizabeta II u bë mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së babait të saj, Xhorxh VI. Ajo është njëherësh mbretëreshë e 16 shteteve anëtare (nga 53 në total) të Komonuelthit të Kombeve, kryetare e Komonuelthit dhe guvernatore e lartë e Kishës Anglikane. Më datë 9 shtator 2015, Mbretëresha Elizabetë II la pas mbretërimin e Viktorias duke u bërë sundimtarja më e moshuar e botës ende në fron dhe më jetëgjata e Britanisë.
6 shkurt 1958 – Një aksident ajror në Aeroportin e Mynihut u mori jetën 23 personave duke përfshirë 8 lojtarë të klubit të famshëm britanik të futbollit, Mançester Junaitid. Aksidenti ndodhi gjatë kthimit nga Beogradi, ku skuadra pati luajtur ndeshjen e Kupës së Kampionëve të Evropës përballë Yllit të Kuq.
6 shkurt 1983 – Klaus Barbie, komandant gestapo i njohur si “Kasapi i Lionit” gjatë Luftës II Botërore, u gjykua në Francë për krime lufte dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
6 shkurt 2004 – Një shpërthim i fuqishëm në metronë e Moskës tronditi kryeqytetin rus. Autoritetet bënë të ditur se shpërthimi ishte një sulm terrorist me pasojë 40 të vdekur dhe 129 të plagosur.