Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 8 korrik, shkruan Kosova Post.
8 korrik 1621 –Erdhi në jetë poeti kombëtar i Francë, Jean de La Fontaine, i cili mori famë botërore me fabulat e tij të mrekullueshme. Falë 238 tregimeve të mbledhura në 12 libra, La Fontaine konsiderohet gjithashtu një prej emrave më të shquar të letërsisë për fëmijë.
8 korrik 1937 – Aneksimit i Etiopisë nga Italia bëri që Turqia, Irani, Iraku dhe Afganistani të nënshkruajnë Traktatin e Sadabadit, një pakt mosagresioni ndërmjet këtyre 4 shteteve. Traktati u jetësua me propozimin e Ataturkut kundër rritjes së kërcimin të luftës në botë.
8 korrik 1982 – Presidenti i Irakut, Saddam Hussein, shpëtoi gjallë nga një atentat i pasuksesshëm në Dujail, qytezë me shumicë shiite në provincën Salahedin. Ushtria irakiane hyri në këtë qytezë gati menjëherë pas sulmit dhe vrau 148 persona. Kjo ngjarje ishte një prej gjyqeve kundër Saddamit pas pushtimit të Irakut dhe kapjes së tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shpall fajtor për Masakrën në Dujail duke u dënuar me vdekje. Ekzekutimi i Saddamit u bë më 30 dhjetor 2006.