Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektudhëzimin Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionalë me Organizatat Joqeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës.
Ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se përmes këtij Projekt-udhëzimi përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit.
“Kjo projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse, niveli qendror po ashtu edhe niveli lokal më qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve të edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara, në përputhje me nevojat specifike të tyre, përfshirë po ashtu edhe shpenzimet që duhet të mbulohen nga buxheti i të dyja komunave të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e këtyre shërbimeve. Në bazë të kësaj rregullore, ashtu siç edhe e parasheh Ligji për mbrojtjen e fëmijës secila komunë ofron shërbimet edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijë me aftësi të kufizuara, qytetarë rezident të komunës së caktuar në përputhje me nevojat specifike të vetë fëmijës”, tha Haxhiu.