Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 9 janar.
9 janar 1905 – Garda Perandorake e Rusisë hapi zjarr mbi mijëra punëtorë, gra e fëmijë të mbledhur përpara Pallatit Dimëror të Carit Nikolla II në Shën-Petërburg. Sipas të dhënave zyrtare, plot 139 njerëz humbën jetën në këtë ngjarje, e cila në historinë ruse njihet si “E diela e Përgjakshme”. Ajo shkaktoi pasoja të rënda për autokracinë cariste që qeveriste Perandorinë Ruse. Ngjarjet në Shën-Petërburg nxitën zemërimin publik dhe një sërë grevash masive që u përhapën shpejt në qendrat industriale anembanë vendit. Për shkak të grevave dhe luftës që vazhdonte me Japoninë, në Rusi filloi edhe një krizë politike. Kjo masakër konsiderohet të jetë fillimi i fazës aktive të Revolucionit të vitit 1905.
9 janar 1964 – Mosmarrëveshja ndërmjet popullatës lokale dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për administrimin e Kanalit të Panamasë dhe rrethinave të tij u shndërrua në një konflikt të armatosur, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen 21 ushtarë panamezë dhe 3 amerikanë.
9 janar 1964 – Në Stamboll u shua në moshën 80-vjeçare shkrimtarja, politikania dhe akademikja Halide Edip Adivar, autore e romaneve të spikatura si “Sprova e Turqve me Zjarrin” dhe “Këmisha e Zjarrtë”, ku trajtohet Lufta Çlirimtare e kombit turk. Pjesëmarrëse aktive në Luftën Çlirimtare së bashku me të shoqin Adnan Adivar, ajo pati marrë fillimisht gradën e tetarit dhe pastaj atë të rreshterit.