Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 janar, shkruan Kosova Post.
4 janar 1969 – Hyri në fuqi Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor (ICERD), nënshkruar në vitin 1995. Për zbatimin e konventës në fjalë u ngrit Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD), një organ 18-anëtarësh i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Turqia e firmosi këtë konventë në vitin 1972 dhe e miratoi atë në 2001-shin.
4 janar 1990 – Provinca juglindore Sindh e Pakistanit u trondit nga një prej aksidenteve hekurudhore më të rënda të historisë së vendit. Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash duke shkaktuar vdekjen e 307 njerëzve.
4 janar 2006 – Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, i njohur nga palestinezët me epitetin “Kasapi” për shkak të masakrës në kampet e refugjatëve Sabra dhe Shatilla, pësoi hemorragji cerebrale dhe ra në komë. Kjo masakër në kryeqytetin Bejrut të Libanit u mori jetën qindra njerëzve, shumica palestinezë, përfshi këtu gra e fëmijë. Sharoni, shkaktar i Intifadës 2. me vizitën e vitit 2000 në Jerusalem dhe sidomos në Xhaminë Al-Aksa, është gjithashtu “shpikësi” i murit që ndan në dy pjesë territoret palestineze. Ai vdiq më 11 janar 2014, pas 8 viteve në komë.
4 janar 2010 – Përfundoi në Dubai ndërtimi i qiellgërvishtësit 830 m të lartë “Burj Khalifa”, i cili u bë objekti më i lartë në botë duke lënë pas Kullën e Shangait (Shanghai Tower).