Osmani: Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian, përcjell KosovaPost.

Osmani po ashtu ka thënë se votimi i sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

“Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike!

Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, ka shkruar presidentja në rrjetin social Facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika