Policia e Kosovës, njofton se gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë, nën dyshimin e kalimit ilegal të kufirit.
“Koshuticë, Leposaviq / 22.01.2025 – 18:45. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa të Serbisë me drejtues m/k i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt’’,thuhet në raportin 24 orësh të policisë.