Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se teksa takohet me serbët e Kosovës, ai si deputet që përfaqëson rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi ka kërkuar vazhdimisht një takim me të për të diskutuar çështjet e diskriminimit, nga shpërbërja e deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi.
Ai ka thënë se Lajçaku asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesave për takim.


























