Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se mund të ketë paqe në Ballkan, por ka shtuar se që kjo të ndodhë duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Këto deklarata Kamberi i ka bërë pas takimit që dje kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili është duke mbajtur takime për ta formuar qeverinë.
Sipas Kamberit, dialogu për normalizim duhet të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
‘Çfarë ndodh këtu, dialogu për normalizimin duhet të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe me këtë edhe stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor, a besoj se mund të ketë ndonjë pajtim pa normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të them te drejtën, jo, kam qenë skeptik qysh në fillim për projektin e Ballkanit te Hapur, që parashihej të përfshinte gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u përfshinë vetëm tri, dhe në të cilat një nga anëtarët, Republika e Serbisë, po përpiqej të ndërtonte marrëdhënie vëllazërore me trupin e popullit shqiptar, ndërsa publikisht përmes mediave, nga zyrtarët më të lartë të shtetit në njëfarë mënyre dërgonte mesazhe fyese në kurriz të pjesës tjetër të atij populli të Kosovës”, ka thënë Kamberi.